image Fituesi i Eurovisionit mohon se përdori drogë

Bota e Yjeve

Fituesi i Eurovisionit mohon se përdori drogë

news image

Këngëtari i grupit italian Maneskin hodhi poshtë akuzat që qarkullonin në internet se ai mori kokainë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë dhe para një publiku multimilionësh të shtunën në mbrëmje.

Frontmeni i bendit nga Italia, i cili fitoi Eurovisionin e këtij viti, mohoi që ai kishte marrë drogë gjatë mbrëmjes finale për shkak të spekulimeve të shumta në rrjetet sociale, të cilat u shkaktuan nga videoja e publikuar.

“Unë nuk jam duke përdorur drogë. Ju lutem, njerëz. Ju nuk jeni serioz, mendoj se nuk kishte kokainë”, ka deklaruar David në një konferencë shtypi.

Në një deklaratë, organizatorët e Eurovisionit deklaruan se këngëtari është i gatshëm “të testohet për drogë pas mbërritjes në shtëpi”.

Ky grup ishte një nga favoritët në garë dhe fitoi me këngën “Zitti e buoni”. Njerëzit komentuan se çfarë po bënte këngëtari kur pamjet e drejtpërdrejta e tregonin atë duke prekur tryezën me fytyrën e tij ndërsa festonin.

I pyetur gjatë një konference për shtyp, Damiano David tha se po shikonte poshtë, pasi kitaristi Thomas Raji theu xhamin.

Ne jemi të vetëdijshëm për spekulimet që qarkullojnë rreth videos nga Dhoma e Gjelbër dhe ne do t’i shqyrtojmë me kujdes ato”, thanë organizatorët e Eurovisionit në një deklaratë.

Anëtarët e grupit më vonë reaguan ndaj akuzave përmes një historie në Instagram në të cilën ata deklaruan se ishin të habitur dhe nuk e miratonin përdorimin e narkotikëve.

“Ne jemi me të vërtetë kundër drogës dhe kurrë nuk kemi marrë kokainë. Ne jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur.”

Kënga rok fitoi, megjithëse nuk është në frymën klasike të Eurovisionit. “Maneskin” është grupi i parë që fiton këtë konkurs që nga viti 2006, dhe Italia fitoi për herë të fundit në vitin 1990.

/Gazeta Sinjali/