Kosova e nisi mbarë kampanjën e re të Ligës së Kombeve.
Dardanët mposhtën në ndeshjen e parë kombëtaren e Qipros si mysafir me rezultat të pastër 2-0.
Valon Berisha dhe Edon Zhegrova ishin dy golashënuesit e këtij takimi, që i dhanë fitoren dardanëve.
Zhegrova është vlerësuar lojtari më i mirë i ndeshjes nga ‘SofaScore’.
23-vjeçari është vlerërsuar me notën 8.3, ku përveç golit, ai bëri disa driblime të suksesshme si dhe fitoi shumë duele.
Nga të dhënat e SofaScores, Zhegrova kishte më së shumti driblime të kompletuar në këtë ballafaqim, duke kompletuar 5 nga 6, teksa fitoi 8 duele nga 13 të kontestuara dhe u faulua dy herë.
Lojtarët e tjerë dardanë të vlerësuar ishin Vedat Muriqi (7.8) dhe Amir Rrahmani (7.5).