image Fitore Pacolli e VV-së kërkon që Shpend Ahmeti të jap dorëheqje

Kosovë

Reagim/ Fitore Pacolli e VV-së kërkon që Shpend Ahmeti të jap dorëheqje

news image

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka reaguar me një shkrim në Facebook për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, që po mbahet për ndërtimet në liqenin e Badovcit.

Ajo shkruan se kryetari i Komunës, nuk e ka ndërmend të japë llogari para qytetarëve për dhënien e kushteve të ndërtimit në kundërshtim të plotë me ligjin.

Sipas Pacollit, nëse kryetari nuk jep llogari, ai do të duhej të dorëhiqej.

“Kryetar mbi 30.000 qytetarë po kërkojnë tërheqjen e kushteve të ndërtimit. Nëse nuk je i gatshëm me respektu vullnetin e qytetarëve dhe me respektu ligji jep dorëheqje”, ka shkruar Pacolli./Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/fitore.pacolli/posts/10219365639464478