Fitim Lladrovci, kosovari që i ishte bashkuar luftërave të huaja në Siri e që më pas është kthyer në Kosovës, po thotë se është penduar që është kthyer në vendin e tij. Po thotë se po të mundte përsëri do të shkonte në Siri, shkruan Sinjali.
“The Economist”, ka realizuar një intervistë me Llavdorvin ku ai sqaron se si kishte udhëtuar herën e parë nga Kosova për në Siri. Sqaron se nga Prishtina me aeroplan kishte shkuar në Stamboll. Nga aty ai thotë se kishte shkuar në Hatay provincë në juglindje të Turqisë.
Ai thotë se një person e kishte e kishte dërguar në një shtëpi, ku aty kishin qenë edhe gjashtë shqiptarë të tjerë.
Lladrovci ka treguar se dy nga ta ishin burra, dy ishin gra, burrat e të cilave kishin kaluar kufirin me Sirinë muaj më parë. Dy ishin fëmijë; një djalë dy vjeç dhe një vajzë gjashtë muajsh, që qante vazhdimisht.
“Vendi dukej i bukur por unë dridhesha gjatë gjithë kohës. Çfarë më frikësonte më së shumti ishte të bija në duar të Bashar al-Assadit”, ka thënë Lladrovci.
Ai kishte udhëtuar qindra kilometra ta luftonte presidentin sirian, Bashar al- Assad. Ndjesia e tij për drejtësi ka filluar në moshën e tij të re, kur shqiptarët u çuan kundër Serbisë dhe me ndihmën e Amerikës, krijuan shtetin,.
Lladrovci thotë se në Siri kishte pasur rolin sikur të amerikanëve në Kosovë. Thotë se atje po ndihmonte njerëzit e shtypur.
Sipas tij, ai iu bashkua “Al-Nusras” që ishte segment i “Al-Qaedas”. Thotë se iu premtua një pagë mujore prej 115 dollarëve. Aty ai thotë se i ishin dhënë disa mundësi.
Mundësia e parë sipas tij, kishte qenë që të bëhen snjperistë ose të hynte në divizion e tankës. Opsioni tjetër sipas tij kishte qenë kursi tri javor për t’iu bashkuar forcave tokësore dhe për të hyrë në zonat e okupuara.
Luftëtari i ISIS-it e çoi një vit në fushëbeteja, pastaj u kthye në Kosovë ku u arrestua për gjuhë të urrejtjes por jo që ishte pjesëtar i ISIS-it. Pas tri vitesh ai u kthye në Obiliq.
Ai thotë se pendimi i tij i vetëm është që e la Sirinë. Thotë se dotë kthehej nesër po të kishte mundësi.
“Do të kthehesha nesër atje, po të kisha mundësinë”, thotë kosovari.
Gazetari, Alexander Clapp, që intervistoi Lladrovcin për 10 orë thotë se Lladrovci i kishte thënë se do të dëshironte ta priste në qafë.
“Njëherë më tha se e ndjente nevojën që të më priste në qafë, e pastaj tregohej i kujdesshëm aq sa të më pyeste për gjendjen e nënës sime që ishte e sëmurë”, sqaron gazetari Clapp./Sinjali/