Gjatë natës së sonte të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me momentet më interesante të banorit të ri të këtij ‘reality show’, Fisi Junikut.
Madje, në një moment ai u pyet nëse “ia ka vënë syrin” konkurrentes së vet, Ana Kabashit.
“Ia kam thënë Anës në sy që është një femër shumë ‘seksi’, në kuptimin që është e bukur dhe më pëlqen në mënyrë fizike. Sendi që më së shumti më pëlqen tek ajo është karakteri i fortë dhe qëndrimi burrëror. I kam qejf gjërat e vështira, prandaj ajo është një sfidë për mua”, ka thënë Fisi duke folur për Anën.
Por, si u përgjigj Ana? Atë e kuptoni duke shikuar videon në linkun e mëposhtëm.