Ndeshja në mes të skuadrës së Milanit dhe Fiorentinës ka përfunduar me barazim. Ndeshje kjo që ishte e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti t’i ndryshoj shifrat.
Milani e shënoi golin e parë në minutën e 34-të të ndeshjes me anë të Zlatan Ibrahimovic, por që u anulua për prekje dore pas rishikimit të VAR-it.
Në pjesën e dytë të dyja skuadrat arritën të shënonin nga një gol.
Të parët shënuan “Rossonerët” me anë të Ante Rebic në minutën e 56-të.
Fiorentinaa arriti të kthehet në lojë në minutën e 85-të, ku një penallti të fituar nga Patrick Cutrone e shndërroi në gol Erick Pulgar, i cili shënoi për 1-1./Gazeta Sinjali/