image Financial Times: Washingtoni e rrëzoi një Qeveri anti-korrupsion

Politikë

Financial Times: Washingtoni e rrëzoi një Qeveri anti-korrupsion

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për gazetën angleze, Financial Times.

Kjo gazetë ka shkruar se Washingtoni e ka inkurajuar rrëzimin e një qeverie anti-korrupsion në kërkim të një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në pranverë, Washingtoni inkurajoi rrëzimin e një qeverie anti-korrupsion në Kosovë sepse kryeministri i saj nuk ishte i interesuar në drejtimin e negociatave me Serbinë duke u shtyrë nga administrata Trump. Dhe në shtator, pas një ndryshimi në qeveri në Prishtinë, Donald Trump priti presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë, ku të dy palët ranë dakord për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike, ka shkruar FT.

Ish-kryeministri Albin Kurti, pasi u rrëzua me një mocion mosbesimi në Kuvendin e Kosovës, akuzoi emisarin special të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, si shkaktar të kësaj./Gazeta Sinjali/