Ka nisur futja e tifozëve në stadiumin e “Air Albania’ aty ku do të luhet dhe finalja e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord.
Tifozëve po u kontrollohen çantat e shpinës që mbajnë me vete.
Ndeshja do të nis në orën 21:00, ndërsa mësohet se stadiumi merr vetëm 21 mijë persona.
Qindra tifozë kanë mbërritur ditën e djeshme (24 Maj), ku dhe gjatë mbrëmjes ka pasur incidente. Si pasojë mbetën të plagosur 20 policë dhe 10 tifozë.