image Finalja e Ligës së Kombeve nuk do të luhet në "Fadil Vokrri" edhe nëse Kosova e mposhtë Maqedoninë

Futboll

Sport/ Finalja e Ligës së Kombeve nuk do të luhet në “Fadil Vokrri” edhe nëse Kosova e mposhtë Maqedoninë

news image

Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i luajë të gjitha ndeshjet në udhëtim në Play Off-in e Ligës së Kombeve.

Kosova do të ndeshet më 26 mars me Maqedoninë e Veriut dhe në rast kualifikimi do të ndeshet me fituesin e ndeshjes tjetër Gjeorgji – Bjellorusi.

Ndeshja e finales së madhe të Ligës D në Ligën e Kombeve, do të jetë skuadra fituese e ndeshjes mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, finale kjo që do të zhvillohet më 31 mars.

Kombëtaren e Kosovës e presin dy ndeshje të vështira, të cilat duhet t’i fitojë për të siguruar një vend në “Euro 2020”, që në vitin e ardhshëm mbahet në 12 qytete të Evropës./Gazeta Sinjali/