image Filmi "Zana" pjesë e festivalit të Sarajevës

Film

Filmi “Zana” pjesë e festivalit të Sarajevës

news image

Filmi “Zana”, me regji të Antoneta Kastratit është pjesë e programit “In Focus” në Festivalin e Sarajevës.

“In Focus” është program dedikuar filmave rajonal të jashtëzakonshëm të cilët tashmë kanë bërë sukses të konsiderueshëm.

Filmi ‘Zana’ është një dramë emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare e cila përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës.

‘Zana’ është filmi i tretë  nga Kosova që bëhet pjesë e Festivalit të Sarajevës.

Filmi ‘Zana’ me producent, Casey Cooper Jonson kishte premierën botërore në Festivalin e madh të Torontos në shtatorin e kaluar dhe përfaqësoi Evropën në Festivalin ndërkombëtar në Sydney të Austrialisë./Gazeta Sinjali/