image Filmi “Zana” përfaqëson Evropën në festivalin e filmit në Sidney të Australisë

Film

Filmi “Zana” përfaqëson Evropën në festivalin e filmit në Sidney të Australisë

news image

Festivali i Filmit në Sindey dhe “European Film Promotion”, kanë përzgjedhur filmin “Zana” nga Antoneta Kastrati si njërin ndër dhjetë filmat evropian nga regjisore femra, që do të shfaqen në kuadër të programit “Europe! Voices of Women in Film”.

Ky është viti i pestë i këtij programi të cilit në këtë edicionit të festivalit që do të zhvillohet online, do t’i kushtohet vëmendje e veçantë. Filmat e përzgjedhur evropian në këtë program do të shfaqen bashkë me filmat më të ri australian, në kuadër të edicionit të 67-të të festivalit ndërkombëtarë të filmit në Sidney.

“Së pari, është nder i madh me qenë pjesë e programit të veçantë EUROPE! VOICES OF WOMEN IN FILM, i cili përfaqëson zëra të ri të grave regjisore nga Evropa në ‘Sidney Film Festival’. Veçanërisht më gëzon fakti që Kosova për herë të dytë përfaqësohet në këtë program. Kjo dëshmon që filmat nga Kosova e vazhdojnë rrugën e suksesit në skenën ndërkombëtare. E dyta, duke marrë parasysh kohën e vështirë në të cilën gjendemi për shkak të pandemisë dhe anulimeve të festivaleve dhe shfaqjeve në kinema, jam shume falënderuese që ‘Sidney Film Festival’ dhe ‘European Film Promotion’, e kanë gjetur mënyrën e vazhdimit të mbështetjes për filmat dhe artin, edhe pse në një formë tjetër, online,” ka deklaruar Antoneta Kastrati regjisorja e filmit “Zana”.

Edicioni virtual i festivalit dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve, do të mbahen nga data 10 deri me 21 qershor 2020. /Gazeta Sinjali/