image Filmi shqiptar "Në kërkim të Venerës" fiton një çmim në festivalin e filmit në Holandë

Film

Filmi shqiptar “Në kërkim të Venerës” fiton një çmim në festivalin e filmit në Holandë

news image

Filmi shqiptar “Në kërkim të Venerës” është shpërblyer me çmimin special të jurisë në Festivalin e filmit në Roterdam të Holandës.

Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) bëri të ditur se shpërblimi për këtë film është bërë gjatë shpërndarjes së çmimeve në këtë festival.

Festivali i Filmit në Roterdam ka filluar që nga data 1 shkurt dhe ka vazhduar deri më sot.

Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Monolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. Me drejtor të fotografisë – Luis Armando Arteaga, montazhë – Stefan Stabenoë, skenografi -Arben Shala, zërim – Risto Alchinov, kostumografi – Desantila Lika, dhe grim – Lidona Berisha.

“Në kërkim të Venerës” me producent Besnik Krapin është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i prodhuar nga Circle Pruduction dhe me bashkëproducent Igor Popovskin dhe Gazmend Nelën. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës./Gazeta Sinjali/