Filmi “Exil” do të prezantohet në edicionin e 78-të të ‘Golden Globe Awards’ , shkruan Gazeta Sinjali.
Filmi i regjisorit Visar Morina, do të konkuroj në kategorinë e filmave të huaj.
Filmi flet për një emigrant kosovar, Xhaferin, që jeton në Gjermani, i cili beson se është një viktimë e ksenofobisë, megjithëse mund të jetë paranoja e tij që po del jashtë kontrollit. Kur Xhaferi gjen një mi të ngordhur të varur nga porta para shtëpisë së tij, ai menjëherë dyshon se kolegët e tij racistë mund të ishin pas gjithë kësaj ngjarjeje.
Filmi ka edhe aktorë të huaj dhe shqiptarë.
Përveç çmimeve e premierave në festivale të ndryshme, “Exil” i Visar Morinës do ta shënojë historinë e tij edhe si filmi i parë me të cilin Kosova ia mësyn çmimit të madh “Golden Globe”. Propozimi i vendit për “Oscar” është konfirmuar si kandidat për nominim në “Golden Globe Awards” në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”.