image Filmi që parashikoi koronavirusin, më i shikuari në muajin e fundit

Film

Pandemia/ Filmi që parashikoi koronavirusin, më i shikuari në muajin e fundit

news image

Teksa e gjithë bota është mbërthyer nga ethet e koronavirusit, industria e filmave mund të thuhet se është e vetmja që po nxjerr fitime gjatë këtyre ditëve, pasi miliona njerëz në të gjithë globin janë vetë-izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të situatës së krijuar nga përhapja me shpejtësi e Covid-19.

Shikimi i filmave është një ndër mënyrat më të mira për të kaluar kohën në këto ditë të vështira.

Mediat e huaja shkruajnë se filmi “Contagion”, një prodhim i vitit 2011, është renditur si një ndër filmat më të shikuar gjatë periudhës së shpërthimit të koronavirusit.

Filmi flet për një virus pandemik që shpërndahet me shpejtësi, i cili u merr jetën 26 milionë njerëzve në të gjithë botën.