image Filmi për vikingët i bashkon vëllezërit Skarsgard

Film

Kinematografi/ Filmi për vikingët i bashkon vëllezërit Skarsgard

news image

Yjet skandinave të filmit Alexander dhe Bill Skarsgard po u kthehen rrënjëve të tyre vikinge për dramën islandeze të shekullit të 10-të, “The Northman”.

Vëllezërit kanë pranuar të luajnë në projekt, i cili do ta ribashkojë Alexander me gruan e tij nga “Big Little Lies”, Nicole Kidman.

Robert Eggers do ta bëjë regjinë e dramës nga një skenar që ai e ka shkruar bashkë me poetin dhe autorin islandez, Sjon.

Regjisori gjithashtu e ka angazhuar yllin e tij nga “The Lighthouse”, Willem Dafoe, si dhe Anya Taylor-Joy, e cila luajti në filmin e tij të njohur horror, “The Witch”.