Filmi ‘Yedinci Kogustaki Mucize’ ishte jo vetëm “Filmi më i shikuar” i vitit 2019 me 5 milionë 144 mijë e 563 shikues, por ai gjithashtu theu edhe një rekord të ri.
Filmi ‘Yedinci Kogustaki Mucize’ është bërë filmi me përfitimin më të lartë prej vitit 1989 deri më tani në Turqi.
Filmi brenda 8 jave ka arkëtuar 86.362.518 Lira turke, që në euro i bie 11 milionë e 593 mijë euro.
Rekordin e mëparshme e mbante filmi ‘Recep Ivedik 5’ që kishte përfitim 11 milionë e 543 mijë euro./Gazeta Sinjali/