Filmi “Joker” ka thyer rekordin e shitjes së biletave anë e mbanë botës.
Deri më tani ka grumbulluar mbi 800 milionë dollarë dhe ka rrëzuar nga froni “Deadpool”, i cili mbante rekordin për 783 milionë.
“Joker” po konsiderohet si një sukses nga publiku ashtu sikurse edhe nga kritikët e filmave. Filmi është i ndaluar për personat nën moshën 18-vjeçare pasi që përmban nivel të lartë të dhunës./Gazeta Sinjali/