image Film për Kosovën, aktori i njohur francez vjen në Shqipëri

Film

Kinematografi/ Film për Kosovën, aktori i njohur francez vjen në Shqipëri

news image

Aktori i mirënjohur francez Gerard Depardieu, i cili do të vijë së shpejti në ekran me një film për Kosovën, ka ardhur së fundmi në Gjirokastër.

Regjisori nga Prishtina, Arben Kastrati, duket se ka vendosur ta xhirojë filmin “Milosheviqi dhe Unë”, pikërisht në qytetin e gurtë.

Sipas “Top Channel”, aktori francez do të nderohet me “Çelësin e Qytetit”, në një ceremoni që pritet të mbahet gjatë ditëve të xhirimit.

Filmi do të sjellë për shikuesit ngjarje të vitit 2003, që përkojnë me periudhën e pasluftës në Kosovë. “Milosheviçi dhe Unë” do të vijë përmes rrëfimit dhe përjetimit të personazhit kryesor të atij realiteti, ku një popull i tërë jetonte ditët e para të lirisë.