image Fillon zbrazja e Kosovës nga mërgimtarët

Sociale

Fillon zbrazja e Kosovës nga mërgimtarët

news image

Me rastin e festave të fundvitit shumë kosovarë që jetojnë jashtë kufijve shqiptarë, vendosën që të vijnë në Kosovë, gjë që shkaktoi shumë gjallëri në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Ardhja e mërgimtarëve rriti aktivitetin ekonomik të vendit, mirëpo ata që erdhën përmes kufijve tokësorë u ballafaquan me pritje të gjata nëpër kufi.

Por me mbarimin e festave, ka filluar edhe zbrazja e Kosovës nga mërgimtarët.

Sipas një fotografie që e ka dërguar një sinjalizues i Sinjalit, shihet që një numër tejet i madh i njerëzve që po presin fluturimet për t’u larguar nga Kosova.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, shihen qytetarë që presin me valixhe nëpër duar, disa me maska e disa pa to, por pa asnjë metër distancë mes vete.

/GazetaSinjali/