Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani është duke mbajtur takim me sekretarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky takim po zhvillohet për të diskutuar lidhur me caktimin e zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetuese.
Ndryshe, mbrëmë Gjykata Kushtetuese e ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e shpallur të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.