Tashmë kur temperaturat kanë filluar të ulën ka filluar edhe ndotja e ajrit nga lëndët djegëse që përdorën kryesisht për ngrohje.
Një objekt në Prishtinë është duke liruar sasi të madhe të tymit me të filluar temperaturat e ulëta.
Sinjalizuesit kanë dërguar fotografi teksa një objekt në rrugën “Ali Kelmendi” shihet se liron jashtëzakonisht sasi të madhe të tymit nga oxhaqet e saj.
Kujtojmë se përdorimi i thëngjilli është i ndaluar për përdorim pas rrezikshmërisë së ndotjes së lartë të ajrit.
Aktualisht ajri në Prishtinë nga monitorimi i ambasadës amerikane është i pashëndetshëm./Gazeta Sinjali/