image Fillon operimi i fluturimeve sipas orarit në Aeroportin e Prishtinës

Kosovë

Fillon operimi i fluturimeve sipas orarit në Aeroportin e Prishtinës

news image

Sot Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka anuluar disa fluturime të planifikuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Agjencionit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Driton Ujkani, tha për Gazetën Sinjali se anulimi i fluturimeve është bërë për shkak të prishjes së një mjeti që shërben për orientimin e fluturakeve.

Ndërsa, tani Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror përmes një njoftimi në Facebook, tha se nga ora 19:00 operimet kanë filluar të realizohen sipas orarit të planifikuar.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), njofton se sot gjatë ditës, për shkak të vërshimeve nga të reshurat e shiut, një nga pajisjet e navigimit (DVOR/DME) ka dalë nga funksioni si pasoj e depërtimit të ujit në këtë pajisje. Pas intervenimit nga ana e ekipeve të Departamentit Teknik në ASHNA, pajisja në fjalë është kthyer ne funksion rreth orës 19:00.

Për shkak të mosfunksionimit të kësaj pajisje operimet në ASHNA kanë qenë të suspenduara gjatë një pjese të ditës, ndërkaq nga ora 19:00 operimet kanë filluar të realizohen sipas orarit të planifikuar.

/Gazeta Sinjali/