image Fillon ndërtimi i ujësjellësit për 11 fshatra të Klinës

Kosovë

Fillon ndërtimi i ujësjellësit për 11 fshatra të Klinës

news image

Në Komunën e Klinës kanë filluar punimet për ndërtimin e ujësjellësit për njëmbëdhjetë fshatra, projekt ky me një vlerë rreth 1.5 milion euro, i financuar nga Qeveria Zvicerane, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, ka thënë se, zgjidhja e problemit për furnizim me ujë ka qenë dhe mbetet prioritet i tij dhe shtoi se ky është një nga projektet më të nevojshme dhe më të mëdha të realizuara në Komunën e Klinës.

Ai shtoi se Komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit janë duke vazhduar projektin për rritjen e kapacitetit të ujit në fabrikën e ujit në Klinë, që do të ndikojë në përmirësimin e furnizimit me ujë në qytet.

Ndërsa Astrit Vokshi, përfaqësues i CDI-së në Kosovë, theksoi se projekti pritet të përfundojë në një afat njëvjeçar, në shtator ose tetor të vitit 2021.

Fshatrat në të cilat do të ndërtohet apo rehabilitohet rrjeti i ujësjellësit janë: Caravik, Çabiq, Zabergjë, Ujmirë, Doberdol, Rixhevë, Stapanicë, Gllarevë, Përqevë, Gjurgjevik i Madh dhe Stupë./Gazeta Sinjali/