image Fillon afati i aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

Kosovë

Fillon afati i aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot me 13 janar ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Afati i regjistrimit do të përfundojë me 21 janar 2021 në orën 18:00, sipas kohës lokale në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

Në këtë afat të përcaktuar nga KQZ-ja, aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës mund të bëhet përmes këtyre mundësive: fahut postar të KQZ-së; fax-it të KQZ-së dhe përmes ndonjërës nga e-mail adresat e Shërbimit Votues të KQZ-së.

Të gjitha informacionet e detajuara dhe se si të aplikohet për regjistrim janë të publikuara në këtë link: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/

/Gazeta Sinjali/