Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi e njohur me nofkën “Fifi” ka qenë ndër emrat më të përfolur muajt e fundit në media rozë.
Fifi gjatë kohës që ishte në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP” shfaqi një afrimitet me ish-futbollistin, Granit Cana, për të cilin u shpreh disa herë që e sheh vetëm si mik.
Ndërsa, pas daljes nga shtëpia ajo filloi të publikonte fotografi të ndryshme pranë ish-burrit të modeles, Adrola Dushi, Adisit.
Në disa intervista, ajo u shpreh se kishte gjetur dashurinë e jetës dhe se ishte e lumtur, por duke mos treguar asnjëherë për emrin e partnerit.
Para pak ditësh në media filluan aludimet se mes Fifit dhe Adisit mund të ketë diçka më shumë se shoqëri, teksa dyshja mbrëmë i dhanë fund këtyre dilemave, pasi që në një mbrëmje muzikore të Fifit, Adisi hyri në mes të turmës dhe shkëmbeu puthje me këngëtaren.
Ndërsa, fotografinë e parë me Adisin e kishte publikuar Fifi në rrjetin social “Instagram” në 19 janar të këtij viti, duke shkruar: “Ç’du unë me ty…”.
Pastaj, një fotografi ku shiheshin që mbanin dorën e njëri-tjetrit.
Madje, çifti ishte parë së bashku para disa ditësh edhe në Prishtinë.