Klubi basketbollistik i Prishtinës ka arritur ta mposht Rahovecin me rezultat 91:73.
Me këtë rast Prishtina është fituese e Superkupës, duke i fituar të tre trofetë sezonal.
Në garat ndërkombëtare, prishtinasit do të marrin pjesë në FIBA Europe Cup.
Për Superkupën e fituar, FIBA Europe Cup përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka uruar KB Prishtinën.
“Çfarë mënyre për ta nisur edicionin. Prishtina e fiton Superkupën e Kosovës. A mund ta bëjnë këtë edhe në FIBA Europe Cup.”
Kujtojmë se KB Prishtina e fitoi Supërkupën e Kosovës pas eliminimit nga Liga e Kampionëve prej Legia Varshavës javën e kaluar. /Gazeta Sinjali/