image Ferizaj vazhdon të përforcohet, nënshkruan me Besfort Eminin

Futboll

Ferizaj vazhdon të përforcohet, nënshkruan me Besfort Eminin

news image

FC Ferizaj është njëra nga skuadrat më aktive gjatë merkatos dimërore në futbollin vendor.

Klubi i cili garon në Ligën e Parë, sot ka prezantuar transferimin e ri.

Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar, Besfort Emini, i cili pritet të sjellë freski në skuadrën bardhekaltër.

Mesfushori defansiv vjen pas aventurës tek skuadra e Kikës, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Llapi dhe Vitia.

/Gazeta Sinjali Sporti/