Kanë përfunduar 13 përballje në kuadër të raundit të 16-të në Kupën e Kosovës.
Kampioni në fuqi, Llapi, ia doli me mjaft mund të triumfonte ndaj Kikës, me rezultat 2-1.
Prishtina ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Besa në Pejë me rezultat 4-0, ndërsa Ballkani triumfoi 3-1 përball Rahovecit.
Gjilani me rezultat minimal 1-0 ka arritur të sigurojë kualifikimin, derisa fitore ka siguruar edhe Malishevën që mposhti 1-0 Istogun.
Në 11-metërsha, me të saktë u treguan 2 Korriku që mposhti klubin Trepça 89 në penallti me rezultat 3-4 dhe Fushë Kosova që triumfoi bindshëm ndaj Feronikelit me rezultat 1 – 4.
Rezultatet e 12 ndeshjeve të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës:
Llapi 2:1 Kika
Besa 0:4 Prishtina
Rahoveci 1:3 Ballkani
Prizreni 1:5 Onix
Ulpiana 3:0 Vëllaznimi
Malisheva 1:0 Istogu
A&N 0:1 Gjilan
Drenica 3:1 Vllaznia
Ramiz Sadiku 2:1 Vushtrria
Trepça ’89 (me penallti 2:4) 2 Korriku
Të enjten do të zhvillohet pesë ndeshje të tjera të rrethit të dytë, për ta kompletuar 1/8 e finales.
Drita do të përballet me Drenasin, ndërsa Dukagjini me Lirinë.
E enjte, 02.12.2021
Drita – Drenasi
Liria – Dukagjini
Arbëria – Vitia
KEK-u – Trepça
Flamurtari – Ferizaj. /Gazeta Sinjali Sporti/