image Feronikeli e fiton ndeshjen ndaj Bashkimit

Basketboll

Sport/ Feronikeli e fiton ndeshjen ndaj Bashkimit

news image

Klubi basketbollistik i Feronikelit e ka mundur skuadrën e Bashkimit me rezultat 91:93, në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Te Bashkimi, Corey Ross ishte më i dalluari me 32 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime, ndërsa te Feronikeli ishte Tyron Garland me 42 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Bashkimi e përfundon stinorin vjeshtor me 11 fitore dhe pesë humbje, teksa Feronikeli me pesë fitore dhe 11 humbje./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/BashkimiOfficial/photos/a.248634861957176/1479665995520717/?type=3&theater