image Fero rrezikon shumë në trafik, e "mëson" vajzën 8-muajshe të vozis veturën (VIDEO)

Bota e Yjeve

Fero rrezikon shumë në trafik, e “mëson” vajzën 8-muajshe të vozis veturën (VIDEO)

news image

Reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, jo rrallëherë bëhet pjesë e mediave rozë për shkeljet ligjore, shkruan Gazeta Sinjali.

Kësaj radhe, në një rast të tillë ai ka përfshirë edhe vajzën e tij 8-muajshe, të cilës pretendon t’ia “mësojë” vozitjen e veturës.

Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet reperi me vajzën e tij të cilën e ka ulur në prehër dhe tenton ta “mësojë” sesi të ngasë makinën.

Vajza 8-muajshe mban duart në timon, derisa Fero dëgjohet duke i dhënë instruksione dhe lavdata.

/GazetaSinjali/