Gazeta Sinjali raportoi për një vrasje e cila ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku si pasojë mbeti i vrarë 30-vjeçari Gazmend Hyseni.
Në këtë zënkë, e cila përfundoi me fatalitet për 30-vjeçarin Gazmend Hyseni, është i përfshirë vëllau i reperit Buta, Qendrim Januzi, i cili është i dyshuar për vrasje.
Ndërsa, reperi nga Gjilani, Fero, ka shpërndarë në Insagram një foto bashkë me viktimën, për të cilin është lutur “Allahu n’xhenet vlla”.
Policia e Ferizajt përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se një person ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.