Bruno Fernandes është shprehur optimist se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Manchester United.
Sulmuesi portugez është spekuluar se mund të largohet nga Manchester United pasi duket i zhgënjyer me strategjinë e merkatos verore të klubit anglez.
Bashkëlojtari i Cristianos tek Manchester United dhe Portugalia, Bruno Fernandes është pyetur për situatën e portugezit.
“Situata e Cristiano Ronaldos? Kam folur me të javë më parë, kështu që pres të takoj Cristianon në ditën e 4-të për stërvitjet parasezonale – dhe nuk ka asgjë tjetër.
Unë nuk mendoj se Man United është i hapur për të humbur një burim të lartë si Cristiano”, ka theksuar mesfushori portugez.