image Ferguson dhe Wenger bëhen menaxherët e parë që futen në "Hall of Fame" të Premier League

Futboll

Ferguson dhe Wenger bëhen menaxherët e parë që futen në “Hall of Fame” të Premier League

news image

S’kishte si të ishte ndryshe. Dy ikonat e futbollit anglez, Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger kanë marrë nderimet më të larta nga Premier League, raporton Sinjali Sport.

Dyshja janë anëtarët e parë të vitit 2023 në përfshirjen e “Hall of Fame” të Premier League.

Ky është nderimi më i lartë individual që u jepet lojtarëve dhe tani menaxherëve nga liga, duke u bërë menaxherët e parë dhe të vetëm që nderohen me këtë çmim.

Dyshja legjendare fituan 16 tituj të Premier Ligës mes tyre, ndërsa zhvilluan një rivalitet të ashpër ndër vite ndërsa menaxhonin klubet e tyre përkatëse, Manchester United dhe Arsenal.

/GazetaSinjaliSport/