image Arsenali në bisedime për ta kthyer Wengerin sërish në klub

Futboll

Rikthimi/ Arsenali në bisedime për ta kthyer Wengerin sërish në klub

news image

Arsene Wenger, gjithmonë do të mbetet një ndër trajnerët më të mirë në futboll, e një legjendë konkretisht për klubin londinez, Arsenal.

Francezi, kishte marrë nën urdhra Arsenalin plot 24 vite më parë, ne vitin 1996, ku qëndroi si trajner për 22 vite.

Wenger u largua nga Arsenali dy vite më parë me 17 trofe, përfshirë tri herë Premier Ligën dhe shtatë herë FA Kupën.

Sipas tabloidit britanez ‘’Mirror’’, Arsenali janë në bisedime për ta kthyer Wengerin sërish në klub edhe pse francezi deri më tani ka ngurruar që të kthehet.

Sipas ‘’The Mirror’’, ende nuk dihen detajet e bisedimeve por siç duket nuk do të jetë trajner, por një pozitë drejtuese për t’i ndihmuar trajnerit aktual Mikel Artetes.

Kujtojmë, Arsenali ka premtuar që Arsene Wengerit do t’i ndërtojnë një bust në Londër për nderë të kontributit të dhënë për 22 vite në skuadër./ Gazeta Sinjali/