image Parashikimi i Arsene Wenger: Barcelona do të transferojë një sulmues

Futboll

Parashikimi i Arsene Wenger: Barcelona do të transferojë një sulmues

news image

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka dhënë disa komente për merkaton e mundshme të Barcelonës.

Wenger, ka bërë parashikimet e tij sa i përket merkatos së verës te skuadra katalonase.

Zëra të shumtë e lidhin Barcelonën me emra si Lautaro Martinez e Neymar JR, dhe për një lëvizje të tillë e beson edhe Wenger.

Sipas francezit, Barça gjithsesi do të transferojë një tjetër sulmues gjatë afatit kalimtar të verës.

“Barcelona gjithmonë ka blerë lojtarë të mëdhenj. Personalisht, nuk jam i sigurt nëse Suarez duhet zëvendësuar”, ka thënë Wenger.

“Ata mund të shtojnë edhe një sulmues në skuadër, sepse është e vërtetë se Suarez dhe Lionel Messi janë kontribuesit e vetëm dhe mund të kenë nevojë për dikë që shënon gola”, deklaroi ish trajneri i Arsenalit.

“Akoma mendoj se Griezmann do të shënojë gola, por nuk duket krejtësisht i adaptuar, ndoshta tani do të jetë më i freskët, pasi ai është golashënues i mirë gjithashtu. Gjithsesi, jam i bindur se ata (Barca) do të blejnë edhe një sulmues”, ka thënë mes tjerash francezi.

Messi ka shënuar 24 gola këtë sezon, kurse Suarez dhe Griezmann kanë kontribuuar me nga 14 sosh – por Suarez ka 14 ndeshje më pak të luajtura./ Gazeta Sinjali/