image Wenger: Nëse Neymar do të largohej, PSG do të humbiste edhe yje të tjerë

Futboll/ Wenger: Nëse Neymar do të largohej, PSG do të humbiste edhe yje të tjerë

news image

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson që disa yje të Parisit do të largoheshin, nëse Neymar do të ishte larguar këtë verë.

Neymar ishte i lidhur me një largim nga “Parku i Princave”, me Barcelonën, Realin dhe Juventusin të interesuar.

Mirëpo pas shumë ofertave nga të tri klubet, gjiganti francez arriti ta mbaj brazilianin.

Tekniku francez beson që do të ndodhte ai transferim, PSG do të ishte shkatërruar.

“Mendoj se është një ndër lojtarët me të mirë në botë dhe jam i lumtur që po qëndron në PSG. Kur humb një lojtar, do të humbasësh të tjerët me radhë. Është vështirë t’i mbash në klub lojtarët të cilët e bëjnë diferencën, edhe kur ke shumë para. Kur i ke, duhet t’i mbash”, deklaroi ai.