image Fenerbahçe vë në shitje Vedat Muriqin

Futboll

Futboll/ Fenerbahçe vë në shitje Vedat Muriqin

news image

Klubi i Fenerbahçes planifikon të shesë 3 lojtarë të tij kryesorë për sezonin e ardhshëm, ndërsa njëri prej tyre është dhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Sipas mediave turke, drejtuesit e klubit të njohur turk janë ulur në tavolinë për të diskutuar zgjidhjen e ngërçit financiar të shkaktuar prej ndërprerjes së futbollit nga Koronavirusi.

E përditshmja turke “Sabah” shkruan se vlerat e kartonit të 25-vjeçarit Muriqi ka shkuar në 35 milionë euro. Ndërkohë, Fenerbahçe ka vendosur dhe çmimin për dy lojtarët e tjerë: Ozan Tufan me 12 milionë euro dhe 8 milionë euro për Miha Zajç. Ndryshe në këtë sezon, Vedat Muriqi ka realizuar 15 gola në 28 ndeshje me Fenerbahçen.