Në rrugën “Qamil Bala” në Prishtinë, fëmijëve që të shkojnë në shkollën “Ismail Qemaili” iu duhet të kalojnë ose mbi mbeturina ose të rrezikojnë e të dalin në rrugë, kjo pasi që trotuaret janë të bllokuara nga veturat e parkuara e kontenier të mbushur me mbeturina.
Sipas një fotografie të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihen shumë vetura të parkuara si dhe mbeturina të hedhura poshtë kontenierëve, nga qytetarë të papërgjegjshëm.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin. /Gazeta Sinjali /