Shefja e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në Shqipëri, Najada Çomo ka publikuar një foto të shpërndarë më herët nga doktoreshë Nervila Gjermeni, e cila prej një muaji nuk i ka takuar bashkëshortin dhe fëmijët.
“Dr. Nevila Gjermeni duke punuar me shumë përkushtim… ka 5 javë pa i takuar fëmijët e saj! Nevila, mirënjohje për punën dhe përkushtimin cilësor. Do ta fitojmë betejën”, shkruan Çomo.
Ndërkohë, vetë doktoreshë Nevila ka publikuar foton e fëmijëve dhe bashkëshortit që e përshëndesin nga ballkoni, ndërsa shkruan se sot, 9 mars, është bërë një muaj që nga dita që ajo nuk i ka takuar dhe shton se nuk e di dhe për sa kohë në vazhdim do të zgjasë kjo.
“Të jesh nënë e mjeke, për më tepër infektologe në kohën e SARS Cov2… sot një muaj pa ju dhe s’di se sa kohë në vazhdim”, shkruan doktoreshë Nevila, teksa publikon foton e mëposhtme.