image Fëmijës nga Fushë Kosova ia vjedhin një Sony Playstation duke e kërcënuar me thikë

Policia/ Fëmijës nga Fushë Kosova ia vjedhin një Sony Playstation duke e kërcënuar me thikë

news image

Një fëmijë nga Fushë Kosova pasditën e djeshme ka raportuar në Polici se i është vjedhur një playstation.

Siç ka raportuar fëmija, persona të panjohur, duke e kërcënuar me thikë ia kanë grabitur playstation, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se fëmija ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Njësia përkatëse e Policisë është duke e hetuar këtë rast. /Gazeta Sinjali/