image Fëmija lëmoshkërkues goditet nga motoçikleta në Prizren

Siguri

Fëmija lëmoshkërkues goditet nga motoçikleta në Prizren

news image

Nëpër rrugët e Kosovës numri i lëmoshkërkuesve është i madh. Ata shpesh ndalen nëpër rrrugët ku ka semaforë, e ku kanë mundësi të kërkojnë para nga shoferët e automjeteve.

Një fëmijë lëmoshkërkues derisa ishte duke kërkuar para nga vozitësit e automjeteve në rrugën “William Walker” të Prizrenit është goditur dje nga një motoçikletë.

Siç merr vesh Sinjali fëmija është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit konfirmuar se është hapur rast ndaj prindërve të fëmijës për moskujdesje dhe lejim për të kërkuar lëmoshë.

/GazetaSinjali