image Aksident në Rahovec, motoristi përfundon në spital

Siguri

Aksident në Rahovec, motoristi përfundon në spital

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Xhelal Hajda” në Rahovec, ku një automjet ka goditur motoçikletën, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës, i cili fillimisht është dërguar në QKMF-në e Rahovecit e më pas në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj,

“Rreth orës 15:00 në rrugën “Xhelal Hajda” në Rahovec ka ndodhur një aksident trafiku ku automjeti ka goditur motoçiklistin. Nga ky aksident një person ka mbetur i lënduar”, ka thënë ndër të tjera Gjurkaj për Sinjalin./Gazeta Sinjali/