image Shoferët e pakujdesshëm shkaktojnë aksident në Shipol të Mitrovicës – Ndeshet vetura me motoçikletë

Siguri

Shoferët e pakujdesshëm shkaktojnë aksident në Shipol të Mitrovicës – Ndeshet vetura me motoçikletë

news image

Sot rreth orës 14:00 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Shipol të Mitrovicës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së të dy shoferëve të automjeteve, pasi që shoferi që po drejtonte veturën ka filluar të dalë nga rruga pa u siguruar se nuk rrezikon pjesëmarrësit tjerë në trafik, ndërsa motoçikleta kishte filluar tejkalimin po ashtu në mënyrë të pasigurt.

Si pasojë e kësaj, lëndime ka marrë shoferi i motoçikletës, i cili është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Spitalit bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e shoferit është stabile dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

/GazetaSinjali/