Një ditë pas mbërritjes në Tiranë, futbollisti shqiptar, Odise Roshi, është fejuar me modelen Silvi Shkëmbi, në një festë private ku ishin të ftuar rreth 100 persona në ambientet e një lokali në Tiranë.
Duket se rregullat kundër përhapjes së koronavirusit nuk e ka ndalur atë, duke shkelur kështu masat parandaluese.
Dhurata e futbollistit të Groznit, Odise Roshi për të fejuarën ka qenë një unazë me diamante, e cila kishte një vlerë prej 20.000 euro dhe një orë dore gjithashtu me gurë të çmuar që arrinte vlerën e 30.000 eurove.