image Dy qytetarë në Mitrovicë gjuajnë me armë në një aheng familjar, prangosen nga Policia

Siguri

Dy qytetarë në Mitrovicë gjuajnë me armë në një aheng familjar, prangosen nga Policia

news image

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme, ku në shumë raste kanë pësuar qytetarët.

Kështu edhe sot u festua në një aheng në fshatin Kqiq Mitrovicë, ku policia ka arrestuar dy persona me inicialet E.A. 22-vjeçar dhe SH.U. 52-vjeçar, të cilët kanë shtënë me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë identifikuar disa gëzhoja, ndërsa nga dy të dyshuarit që kanë shtënë me armë janë sekuestruar dy armë të llojit pistoleta.

Tutje policia ka njoftuar se ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për veprat penale ” Përdorim i armës” dhe ” Armëmbajtje pa leje”.

/Gazeta Sinjali/