image Ferizaj, të shtëna me armë në një aheng familjar, arrestohet një person

Siguri

Ferizaj, të shtëna me armë në një aheng familjar, arrestohet një person

news image

Një person është arrestuar në Ferizaj, dje rreth orës 17:50, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit iu është sekuestruar arma dhe tri gëzhoja, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndër masat që ka marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë COVID-19, ka qenë edhe vendimi për ndalimin e të gjitha ahengjeve.

Ky është njoftimi i plotë:

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë në ajër. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë Ekol dhe tri gëzhoja, me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/