Ish-shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, e ka duartrokitur gatishmërinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për t’iu përgjigjur Speciales, pasi që sipas tij, në këtë mënyrë Kosova mund ta lirojë veten nga akuzat për çfarëdo që mund të ketë ndodhur gjatë luftës.
Sipas tij, çdo individ duhet të marrë përgjegjësi për veprat e kryera gjatë luftës.
“Është e rëndësishme që çdo individ të merr përgjegjësi për veprat dhe aktet e kryera gjatë periudhës së luftës dhe në këtë aspekt mendoj se hapi i ndërmarrë nga presidenti Thaçi për t’u takuar me prokurorët në Hagë është për t’u duartrokitur dhe duhet të jetë i inkurajuar që të vazhdojë të punojë me Tribunalin sepse në këtë mënyrë Kosova mund të lirojë veten nga akuzat dhe çfarëdo që mund të ketë ndodhur gjatë luftës”, tha ai për televizionin publik./Gazeta Sinjali/