image Federata Evropiane e Gazetarëve i reagon Vetëvendosjes: Të ndalen sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë

Evropë

Federata Evropiane e Gazetarëve i reagon Vetëvendosjes: Të ndalen sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë

news image

Federata Evropiane e Gazetarëve i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndalë fushatën kundër gazetarëve në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një reagim i tillë është bërë nga Ricardo Gutierrez, i cili mban edhe pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Evropiane të Gazetarëve.

 “Federata Evropiane e Gazetarëve i bën thirrje partisë politike Lëvizja Vetëvendosje që të ndaloj së shqetësuari gazetarët në Kosovë”, ka shkruar Gutierrez në Twitter.

Një thirrje të tillë, Gutierrez, e ka bërë pasi gazetari, Berat Buzhala, ka bërë publike kampanjën e përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje në rrjetet sociale. /Gazeta Sinjali/