Federata Evropiane e Gazetarëve i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndalë fushatën kundër gazetarëve në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një reagim i tillë është bërë nga Ricardo Gutierrez, i cili mban edhe pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Evropiane të Gazetarëve.
“Federata Evropiane e Gazetarëve i bën thirrje partisë politike Lëvizja Vetëvendosje që të ndaloj së shqetësuari gazetarët në Kosovë”, ka shkruar Gutierrez në Twitter.
The @EFJEUROPE calls on Vetëvendosje! (LVV) political party to stop harassing journalists in #Kosovo https://t.co/Y3Hn9TN7HP
— Ricardo Gutiérrez (@Molenews1) June 18, 2021
Një thirrje të tillë, Gutierrez, e ka bërë pasi gazetari, Berat Buzhala, ka bërë publike kampanjën e përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje në rrjetet sociale. /Gazeta Sinjali/