Kombëtarja e Çekisë do të zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Kombëtares së Kosovës në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’, më 14 nëntor në Plzen.
Federata çeke ka bërë të ditur se ndeshja do të jetë e përcjellur nën masa të rrepta të sigurisë, derisa nga çekët janë shpalosur edhe disa këshilla për tifozët.
Nga e hëna e 11 nëntorit, biletat mund të blihen vetëm në zyret e biletave të ‘Doosan Arena’.
Bileta pritet të ketë në dispozicion edhe në ditën e fundit të ndeshjes.
Ja çka thuhet në njoftimin e Çekisë për tifozët:
Ejani në kohë.
Ndeshja fillon nga ora 20:45. Andaj, Federata çeke ka kërkuar që tifozët të arrijnë para kohës në stadiumin e Viktoria Plzen. Dyert e stadiumit do të hapen tri orë para ndeshjes.
Blini bileta vetëm në pikat zyrtare.
Askush që nuk ka blerë biletë në pikat zyrtare nuk mund të futet në stadium.
Kjo do të duhet të përshtatet me numrin në biletë dhe në mjetin identifikues.
Lini banderolat në shtëpi.
Vetëm falmujt çekë apo të rajoneve tjera çeke do të lejohen në stadium.
Tifozët nuk do të lejohen të hyjnë me koregrafi tjera apo parulla politike
Pa ofendime.
Masat e rrepta të sigurisë do të zbatohen për shkak të rrezikshmërisë në ndeshje.
Federata çeke dëshiron të garantojë siguri për të gjithë tifozët dhe futbollistët.
Çdo ofendim apo sharje mund t’i kushtojë Çekisë me dënim.
Mbani objektet e rrezikshme në shtëpi
Në hyrje të stadiumit do të ketë kontrolla të plota të sigurisë.
Mysafirëve u kërkohet të respektojnë rregullat e ‘Doosan Arena’.
Janë të ndaluara mjetet e rrezikshme në stadium si armët, çantat e shpinës, mjetet piroteknike, shishet, kanaçet, laserët dhe kamerat.